Qytetërim

Vllaznia-Egnatia/ Dalin formacionet zyrtare të finales

Vllaznia do të luajë në portë me të riun Jukaj, në mbrojtje do të jetë i zakonshmi Gurishta, Stojanoviç, Repaj dhe Yago.

Redaksia Zëri
Vllaznia-Egnatia/ Dalin formacionet zyrtare të finales
Foto ilustruese

TIRANË- ZËRI sapo ka siguruar formacionet zyrtare të dy skuadrave finaliste të Abissnet Superiores për këtë sezon.

Vllaznia do të luajë në portë me të riun Jukaj, në mbrojtje do të jetë i zakonshmi Gurishta, Stojanoviç, Repaj dhe Yago. Në mesfushë do të jenë Qaro, Gruda dhe Krymi. Mala dhe Dodaj do të mbështesin bomberin dhe kapitenin e skuadrës Bekim Balajn.

Vllaznia-Egnatia/ Dalin formacionet zyrtare të finales

Në anën tjetër rrogozhinasit, kampionët në fuqi dhe fituesit e superkupës, të drejtuar nga trajner Edlir Tetova, do të kenë Dajsinanin në portë, Alijevin, Sotën dhe Xhemajlin në mbrojtje. Fangajn, Lushkjen, Aleksin, Medeirosin dhe Ujkën në mesfushë. Zejnullahin he Bakajokon në sulm.

Arbitër do të jetë Zimon Marçiniaku, me asistentë Heinig dhe Arysin./ZËRI

Poll

MOS HUMB