
TIRANË- Mëngjesi ka nisur me debate dhe përplasje brenda shtëpisë më të madhe në vend. Aktorja Egla Ceno është përplasur me banorin më të ri, Jetmirin, i cili vazhdon debatin për humbjen e buxhetit. Teksa shkëmbenin kunja, të dy nuk i kanë kursyer as ofendimet ndaj njëri-tjetrit. Egla nuk është kursyer që ta cilësojë si 'gore', epitet që Jetmiri, ia ka kthyer po me të njëjtën monedhë.
PJESË NGA BISEDA:
View this post on Instagram
Egla: Ça bën si gore se të dhashë të gjitha cigaret e mia o burrë? Gjithë cigaret e mia i dhashë.
Jetmiri: Të lutem mos vazhdo me epitete
Egla: Me epitet vazhdoj sepse ia lejove vetes që të më zgjosh nga gjumi duke thënë filloi edhe kjo. Unë nuk jam kjo. Mua maksimumi mund rë më thuash zonja Egla ti.
Jetmiri: Gore thuaj nënës tëndë, motrës tëndë.
Egla: Po ik ore...
Jetmiri: Ti je mësuar me gore sepse më thua mua gore
Egla: Mbylle sqepin tani...
Jetmiri: Ti je kafshë ekzotike.
Egla: Mbylle sqepin hajdut. Je një hajdut. Nuk je psikolog.
Jetmiri: Shko merr ndonjë ilaç se nuk je mirë