
SHBA- I riu nga Kosova, Kimi ka vendosur që të mos jetë më pjesë e spektaklit ‘American Idol’. Ai kaloi fazën e parë të programit dhe ishte gati për të vazhduar garën, por duket se diçka i ka ndodhur dhe ka vendosur që të mos e çojë deri në fund rrugëtimin. Lajmin e largimit e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.
"Dua t'ju bëj të ditur se nuk do të performoj në javën e Hollivudit. I jam shumë mirënjohës "American Idol" që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota. Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi qëndroni të gati pasi ky është vetëm fillimi. Shumë gjëra të tjera do prisni Kim. Ju dua të gjithëve,"-shkruan ai.
POSTIMI I PLOTË:
View this post on Instagram
Djaloshi shqiptar nga Kosova me emrin Kimi u bë viral në rrjete sociale, Kimi tregon se e ëma u sëmur me sklerozë fill pasi e solli në jetë, në një kohë kur Kosova ishte në luftë. Ai konkuroi me dy këngë, njëra prej të cilave ishte shqiptare dhe arriti të marrë biletën e artë për të vazhduar garën nga Katy Perry, Luke Bryan dhe Lionel Richie. Gjatë audicionit, tre antarët e jurisë folën virtualisht edhe me nënën e Kimit, e cila ndoqi performancën live./ZËRI