
TIRANË- Cilat shenja janë më të prirura për romancat verore dhe lidhjet e shkurtra? Këto tre shenja zodiaku, nuk mund ta mbajnë një lidhje për një kohë të gjatë, por sepse ndoshta, thjesht nuk duan. Sepse ata e duan pavarësinë e tyre, emocionin e një njohjeje të re.
Dashi: Nëse marrëdhëniet do të ishin fishekzjarre. Është shumë i zoti për të nisur një romancë, por jo për ta zgjatur atë. Pra, mos u habitni nëse filloni me të me entuziazëm, por brenda pak javësh ai duket se humbet interesin dhe zhduket në një rast të parëndësishëm.
Binjakët: Aq shpejt sa bien në dashuri, aq më shpejt harrojnë. Nuk është në natyrën e një binjaku të mbajë marrëdhënie, por preferon që të lërë të hapura opsione të ndryshme. Mërzitën lehtësisht dhe kërkojnë emocione të reja.
Shigjetari: Emri i tij është pranë fjalës 'pavarësi', ndaj nuk beson me një lidhje fikse. Një javë mund të jetë duke flirtuar me një koleg dhe tjetrën mund të jetë në anën tjetër të botës duke jetuar një romancë me një person që sapo e ka takuar në plazh. Të paktën, ndryshe nga shenjat e tjera, një Shigjetar e bën të qartë që në fillim se lidhjet afatgjata nuk janë pika e tyre e fortë.