Qytetërim

Kjo është arsyeja pse Matthew McConaughey humbi rolin kryesor në "Titanic"

Roli përfundimisht u mor nga Leonardo DiCaprio.

k.m.
Kjo është arsyeja pse Matthew McConaughey humbi rolin kryesor në
Matthew McConaughey dhe Leonardo DiCaprio

SHBA- Edhe pse Matthew McConaughey i ishte afruar shumë rolit të Jack-ut në filmin legjendar të James Cameron-it, "Titanic", refuzimi i tij për të hequr dorë nga theksi karakteristik "jugor" që ka gjatë audicionit, i "dogji" rolin. McConaughey është i njohur për theksin e tij si teksan, dhe refuzimi i tij për të ndryshuar mënyrën sesi flet i kushtoi rolin.

Roli përfundimisht u mor nga Leonardo DiCaprio. Në veprën "The Bigger Picture" nga producenti i filmit Jon Landau, i cili vdiq në vitin 2024 nga kanceri dhe ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Cameron-it për shumë vite, McConaughey shfaqet si një kandidat kryesor për rolin kryesor.

"Matthew e bëri skenën me stilin e tij karakteristik jugor", thotë Landau. Cameron, kujton ai, i tha: Shumë mirë. Tani le ta provojmë në një mënyrë tjetër.

Por McConaughey nuk donte të ndiqte udhëzimet e tij. Sipas Landau, ai u përgjigj: Jo. Ishte mjaft mirë. Faleminderit!

McConaughey e komentuar ngjarjen në vitin 2021, duke folur në podcastin Literally! me Rob Lowe.

“Shkova dhe lexova me Kate Winslet, dhe nuk ishte thjesht një audicion - ata e filmuan, kështu që ishte tashmë në fazën e testimit të ekranit. Kur u larguam, ishte një nga ato momente kur ata të ndiqnin dhe të thoshin: ‘Shkoi shumë mirë’. Me të vërtetë mendova se do të ndodhte. Nuk ndodhi."

Edhe pse thashethemet për vite e përshkruanin atë si personin që refuzonte rolin, ai sqaroi: Kjo nuk është e vërtetë. Nuk më është ofruar kurrë roli.

Edhe pse karriera e McConaughey-t u rrit ndjeshëm në vitet që pasuan, ai pranoi se ndihej i trishtuar që nuk ishte në film, i cili fitoi më shumë se 1.5 miliardë dollarë në arkat globale dhe fitoi 11 çmime Oscar./ZËRI

Poll

MOS HUMB