SHBA- Aktori i njohur i Hollywood-it, Brad Pitt, është në zi për humbjen e nënës së tij, Jane Etta Pitt, e cila ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga burime të shumta, përfshirë një homazh të përzemërt në Instagram nga mbesa e saj, Sydney Pitt, e cila e përshkroi atë si me 'zemrën më të madhe' dhe pranoi se familja 'nuk ishte ende gati që ajo të ikte'.
“Grammy ime e ëmbël, Jane Etta, nuk ishim gati që ti të largoheshe ende, por të dish që më në fund je e lirë të këndosh, të kërcesh dhe të pikturosh përsëri e bën pak më të lehtë. Nëse e njihje Grammy-n, e dije se ajo kishte zemrën më të madhe. Ajo kujdesej thellësisht për të gjithë dhe për gjithçka, pa bërë pyetje.", shkroi ajo nw postimin e saj.
TMZ ishte i pari që raportoi lajmin për vdekjen e Jane të mërkurën. Shkaku i vdekjes së saj nuk është zbuluar ende, ndwrsa Brad ende nuk është prononcuar publikisht për vdekjen e nënës së tij.
Brad u rrit nga Jane dhe babai i tij, William Pitt , në Misuri. Ajo ishte këshilltare shkolle dhe shpesh shfaqej në tapetin e kuq përkrah të birit. (Jane dhe William kanë gjithashtu vëllain e Brad, Doug , 58 vjeç, dhe motrën Julie , 56 vjeç.)
Brad kohët e fundit foli për nënën e tij në një përmendje të rrallë gjatë turneut për shtyp të F1 në qershor.
"Duhet ta përshëndes mamin tim sepse ajo të shikon çdo mëngjes", i tha Brad Savannah Guthrie gjatë një paraqitjeje në emisionin Today në atë kohë, duke i dërguar një puthje mamasë së tij. "Për Jane Pitt. Të dua mami."/ZËRI