Qytetërim

Komentuan ngjyrën e lëkurës së djalit të Princit Harry, kush janë dy emrat mbretërorë

Markle, i shkroi letra private Charles, babait të burrit të saj, duke përmendur dy anëtarët e familjes mbretërore që morën pjesë në bisedat “shqetësuese” rreth lëkurës së saj dhe të djalit të palindur të Harryt.

f.t
Komentuan ngjyrën e lëkurës së djalit të Princit Harry,
Princi Harry dhe Meghan Markle

BRITANI E MADHE- Dy vjet më parë, Princi Harry dhe Meghan Markle dhanë deklaratën tronditëse pasi i thanë Oprah Winfrey se dy anëtarë të familjes mbretërore kishin shprehur "shqetësime" për ngjyrën e lëkurës së djalit të tyre, Archie. Së fundmi në emisionin “Piers Morgan Uncensored”, prezantuesi britanik zbuloi emrat e dy mbretërve që dyshohet se kishin komentuar lëkurën e djalit të Princit Harry dhe Meghan Markle, Archie.

Sipas Morgan, emrat janë Mbreti Charles III dhe Princesha Kate Middleton, gruaja e Princit William, vëllait të madh të Harry. Në librër, Scobie pretendon se Markle, i shkroi letra private Charles, babait të burrit të saj, duke përmendur dy anëtarët e familjes mbretërore që morën pjesë në bisedat “shqetësuese” rreth lëkurës së saj dhe të djalit të palindur të Harryt.

Në kopjen përfundimtare të librit, emrat ishin hequr për shkak të ligjeve për shpifje, me paragrafin që lexonte: Edhe pasi Meghan dhe Charles me letër diskutuan për paragjykimet e mundshme të pavetëdijshme brenda familjes pasi u zbulua se [i redaktuar] mori pjesë në biseda të tilla rreth Archie, [e redaktuar] ka shmangur diskutimin e temës me [redaktuar].

Megjithatë, disa kopje të librit që u përkthyen në holandisht dhe u botuan në Holandë kishin emrat e shtypur.

Poll

MOS HUMB