Qytetërim

Koprrac? Fiton miliona nga muzika, Harry Styles la bakshish vetëm 5 dollarë

Harry Styles u akuzua për koprraci pasi la bakshish vetëm 5 dollarë.

D.XH
Koprrac? Fiton miliona nga muzika, Harry Styles la bakshish vetëm 5
Harry Styles

BRITANI E MADHE - Në një video tashmë virale, një përdorues i TikTok, që pretendon se punonte në industrinë e shërbimeve, ndau një faturë të një porosie restoranti së bashku me një foto, të një fature të Styles. Fatura sugjeron që për një vakt prej 70 dollarësh, Styles dha bakshish vetëm 5 dollarë.

Faturën dhe foton e shoqëronte një tekst në ekran që thoshte: "Harry, çfarë bën kështu vëlla”. Video në TikTok ka grumbulluar 1.1 milion shikime, me TikTokerin @californiasunlouis që tha: "Matematika nuk më del”.

Daily Dot nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur vlefshmërinë e këtyre pretendimeve. TikToker gjithashtu nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Daily Dot për koment.

Sidoqoftë, fansat e Harry Styles e mbrojtën yllin nga akuzat për koprraci."Në Evropë ju zakonisht jepni 5-10% bakshish", tha një komentues. "Pra, kjo është e zakonshme". Në mënyrë të ngjashme, shumë komentues të tjerë shtuan se Harry nuk e kuptonte kulturën e bakshishit sepse është britanik, me një komentues që thjesht shtoi: “Edhe?"

Shumë fansa thanë se Styles ka lënë bakshishe të majme në të kaluarën. Kjo përfshin kohën kur ai dyshohet se la një bakshish prej 2020 dollarësh, për të festuar vitin 2020 dhe një rast tjetër ku ai la 1000 dollarë si bakshish. Në fakt, TikToker pa komente se ata e mbanin mend rastin e fundit, megjithëse Daily Dot nuk ishte në gjendje të verifikonte nëse rasti i dytë i bakshishit ndodhi. Harry Styles, 29 vjeç është një këngëtar tepër i njohur, pjesë e One Direction./Daily Dot - ZËRI/

Poll

MOS HUMB