Qytetërim

Kosova një hap larg Kupës së Botës! Tifozë nga Shqipëria udhëtojnë drejt Prishtinës në përkrahje të Dardanëve

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen makina me flamurin kuqezi që i janë drejtuar Prishtinës për të dhënë mbështetjen e tyre për ‘Dardanët’ në këtë ndeshje historike.

I.F
Kosova një hap larg Kupës së Botës! Tifozë nga
Tifozët

PRISHTINË- Sot sytë e shqiptarëve janë drejt kombëtares së Kosovës, e cila do të luajë ndaj Turqisë për të tentuar mrekullinë; kualifikimin për në Botërorin 2026. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen makina me flamurin kuqezi që i janë drejtuar Prishtinës për të dhënë mbështetjen e tyre për ‘Dardanët’ në këtë ndeshje historike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Takimi zhvillohet sot në orën 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri Stadium në Prishtinë, me kapacitet prej rreth 13,900 ulësesh. Sfida mes Kosovës dhe Turqisë do të gjykohet nga Michael Oliver që do të ndihmohet nga asistentët e tij Stuart Burt dhe James Mainëaring. Kosova tashmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit, ndërsa përfaqësuesja e Turqisë pritet të arrijë në kryeqytet më vonë gjatë ditës.

Dardanët triumfuan me 4 gola ndaj Sllovakisë, ku Qeveria e Kosovës dha një shpërblim financiar prej 500 mijë eurosh për skuadrën. Edhe për përballjen e sotme ka shpërblim, pasi kryeministri Albin Kurti ka premtuar një milion euro për fitoren ndaj Turqisë, i cili do të ishte kualifikim historik në Kupën e Botës./ZËRI

Poll

MOS HUMB