
SHBA- Traileri për sezonin e ri të serialit "Kardashian" ka zbuluar diçka të rëndë. Kris Jenner zbuloi se mjekët i gjetën një tumor në trup. Në një trailer të ri për sezonin e pestë të serialit që transmetohet në "Hulu", nëna e Kardashians dhe Jenners u hap para vajzave të saj duke treguar për rezultatet e vizitës së saj të fundit mjekësore.
Jenner shihet e ulur pranë partnerit të saj Corey Gamble teksa ndan lajmin me Khloe Kardashian, Kendall dhe Kylie Jenner.
"Unë bëra testin. Ata gjetën një kist dhe një tumor të vogël,”- thotë Jenner, 68 vjeç, teksa mezi i mban lotët. Lajmi i befasoi vajzat e saj, pasi Khloe duket e shqetësuar, ndërsa Kendall përqafon Kylie dhe përpiqet ta ngushëllojë teksa ajo qan.
Deri më tani nuk u dhanë detaje të tjera, as nëse tumori është malinj. Por shëndeti i Jenner nuk është shqetësimi i vetëm që do të zbulohet këtë sezon, pasi edhe Kourtney Kardashian ka detajuar rrugëtimin e saj të vështirë të shtatzënisë, ku ajo iu nënshtrua një operacioni urgjent në fetus për të shpëtuar jetën e foshnjës së saj.
Kourtney dhe bashkëshorti Travis Barker mirëpritën një djalë, të pagëzuar me emrin Rocky, më 1 nëntor./ZËRI