Qytetërim

Krizë në çift apo për vëmendje? Pse të gjithë po dyshojnë se Heidi dhe Romeo janë ndarë

Pothuajse gjithë verën çifti është parë bashkë, ku kanë qenë vende te shumta ku kanë shkuar

E.K
Krizë në çift apo për vëmendje? Pse të
Romeo dhe Heidi

TIRANË- Një prej çifteve më të komentuar të Big Brother 3, Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi, kanë qenë në qendër të vëmendjes së fansave ditët e fundit, për shkak se nuk po postojnë më foto së bashku.

Madje ka pasur zëra se çifti po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre, gjë e cila u përforcua gjatë ditës së djeshme, pasi Romeo dhe binjaku i tij Donaldoi, festonin ditëlindjen e tyre të 29-të. Fansave iu ra në sy mungesa e një urimi nga ana e Heidit, ndërkohë që moderatorja Bora Zemani nuk i kurseu fjalët e ëmbla për partnerin e saj, dhe as vëllezërit një mesazh mbështetje për njëri tjetrin.

Kjo mund të jetë një strategji nga çifti Romeo dhe Heidi për të tërhequr vëmendjen e fansave, dhe për të rritur kuriozitetin mbi profilet e tyre. Pavarësisht shumë aludimeve, ata e gjejnë veten jashtë projekteve të rëndësishme për këtë sezon televiziv, dhe kjo mund të jetë një strategji e tyre, për të qenë ende të lakuar në rrjet.

Vetëm pak ditë më parë ishte Heidi ajo që kishte ditëlindjen, dhe Romeo u tregua më romantik se kurrë me urimin e tij për vajzën me ‘flokë të arta’. Nuk dihet se çfarë ka ndyshuar në këto pak javë, që tashmë çifti që u përfol edhe për fejesë mund të shkojë drejt një ndarjeje.  /ZËRI 

Poll

MOS HUMB