
TIRANË- Orkida Latifi e njohur me emrin e artit Kida dhe Dafina Zeqiri kanë qenë një nga dyshet simpatike, duke shkëlqyer me projektet që kanë sjellë në bashkëpunim me njëra-tjetrën. Por mesa duket miqësia e tyre nuk ka zgjatur, ashtu si shumë të tjera të Dafina Zeqirit.
Kjo e fundit ndjek vetëm 4 persona në rrjetet sociale, ndërsa Kida nuk e ka Dafinën në listën e saj të miqësisë. Ky veprim ka lënë të kuptohet se dyshja nuk e ruajnë më miqësinë e tyre.

Ato nuk kanë dhënë ndonjë sqarim dhe nuk kanë zbuluar ndonjë arsye që ka çuar në prishjen e kësaj marrëdhënie.
Në të shkuarën, të dyja kanë sjellë bashkëpunimet: “Luje Belin” dhe “Ai me mu so”. Këngët e tyre tashmë kanë mbledhur miliona klikime në platformën e muzikës, YouTube. Deri më tani këngët i kanë shpëtuar 'fshirjes', pavarësisht dramës së dy vajzave./ZËRI