
Sandro Tonali vendosi emrin e tij si golashënues që në minutën e nëntë të takimit. Sipërmarrje individuale, jep një të djathtë të fortë qendrore në hyrje të zonës dhe i shënon portierit Bauman golin e parë. Edhe pse Italia e mbajti topin më pak se sa gjermanët, ata nuk u kyçën pas golit. Përkundrazi, në pjesën e parë Baumanit të Gjermanisë iu desh të bënte tre pritje, ndaj Tonalit në minutën e tridhjetë me një gjuajtje jashtë zone, ndaj Moise Kinit në minutën e tridhjetë e dytë që provoi me të djathtë pranë porte, ndaj Bastonit në minutën e tridhjetë e tre i cili provoi me të majtë shumë pranë portës përgjatë një rrëmuje që zanafillonte nga një goditje këndi. Këto raste ndaluan dyfishimin e rezultatit për italianët në pjesën e parë.
Gjermania e Nagelsmanit u tregua më pragmatike: shënoi dy herë me kokë në pjesën e dytë, pjesë në të cilën, përveç kontrollit të topit, nuk dominoi në të dhëna të tjera ndaj Italisë. Kleindienst shënoi me kokë në minutën e dyzet e nëntë për të barazuar rezultatin, një kërcim elegant pas një krosimi shumë të bukur nga ana e Kimishit. Edhe në golin e dytë të shënuar nga Goretcka, topi erdhi nga goditja e këndit ku Kimish dërgoi një krosim shumë të saktë. Dy asistet në takim e bënë më të mirin në fushë, Xhoshua Kimishin.
Për mediat italiane, ajo që ra në sy, pavarësisht humbjes në fushën vendëse, është diferenca e qartë e individëve. Adejeni, Gorecka, Sane e sidomos Musiala, kanë cilësi teknike që shkolla italiane e futbollit nuk i nxit e nuk i korr më. Mungesa e një 10-shi sipërmarrës më radhët e italianëve mund t'i ndihmonte shumë në ndeshjen e djeshme.
Këto cilësi u shpërfaqën në minimumin e mundshëm të tyre në radhët gjermane, çka i bënte më meritorët në mbajtjen e kontrollit të saktë që minimizonte rrezikun italian. Ndeshja e kthimit në Gjermani mbetet mundësia e vetme e Italisë për të kaluar në gjysëmfinale. Rikardo Orsolini i Bolonjës do të rikthehet i gatshëm për skuadrën e Spaletit./ZËRI