
ITALI- Kombëtarja shqiptare ka humbur me rezultatin 0-3 në Parma në miqësoren ndaj Kilit.
GOLAT:
92’+ Kili shënon golin e tretë
83′ Kili shënon golin e dytë me anë të Bolados
19′ Kili në avantazh. Gjuajtja e Edouardo Vargas përfundon në rrjetë. Protestojnë kuqezinjtë për prekje me dorë, arbitri italian e cilëson të rregullt.
Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti këtë të premte në 20:45 një miqësore kundër Kilit, në stadiumin "Ennio Tardini" të Parmës. Kjo është përballja e parë mes dy skuadrave në histori, teksa dueli vjen si prova e parë gjenerale për kuqezinjtë e Sylvinhos para Euro 2024.
Për tre ditë më Shqipëria do të përballet me një tjetër përfaqësuese me histori në futbollin evropian e botëror, teksa mbrëmjen e 25 marsit do të sfidojnë në “Friends Arena” të Stokholmit, përfaqësuesen e Suedisë. /ZËRI