
Këngëtari Kenji Zirak ndodhet ende në spital pasi u qëllua në gjoks, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, pyetjet që kanë lindur janë të shumta dhe ende nuk janë dhënë përgjigjet që mund të bindin policinë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Këngëtari pretendoi se ai u plagos pas keqpërdorimit të një arme, por autoritetet kanë nisur tashmë një hetim për vrasje.
Të shtënat u dëgjuan rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës në rajonin Biscarrosse në Francën jugperëndimore. Oficerët mbërritën rreth orës 6:40 të mëngjesit dhe gjetën 20 persona në vendin ku u qëllua Zirac, por dëshmitë e tyre ishin të ngatërruara, ku disa pretendonin se... asgjë nuk kishte ndodhur.
Arma e përdorur është gjetur pas disa orësh e fshehur në një kanal, gjë që bën policinë të pyesë veten nëse këngëtari e kishte përdorur vetë aksidentalisht, nuk kishte arsye që dikush tjetër ta largonte nga vendi i ngjarjes. Në deklaratat e tij të para në polici, Kenji Zirac, i cili ishte i vetëdijshëm kur u qëllua pretendoi se ai e bleu vetë armën të dielën, më 21 prill në një treg armësh dhe ka shumë që besojnë se Zirac me dëshminë e tij po mbron dikë.
Kenji Girak do të duhet të japë një deklaratë të detajuar në polici sapo të përmirësohet gjendja e tij shëndetësore. Deri më tani ai ka arritur të thotë vetëm disa fjalë, pak para operacionit. Dje kanë dhënë dëshmi edhe partnerja dhe të afërmit e tij dhe do të duhet të verifikohet nëse të gjitha versionet përputhen. Këngëtarit dhe partneres i janë kontrolluar edhe duart për të parë nëse ka shenja baruti.
Zirak është baba i një fëmije. Ai u bë i famshëm për herë të parë në vitin 2013, pas publikimit të një kënge të reperit Gims. Ai ka publikuar pesë albume në studio, më së fundi L'École de la Vie (Shkolla e Jetës) në 2022. Hitet e tij Color Gitano dhe Andalouse kanë qindra miliona shikime në YouTube./ZËRI