Qytetërim

La Beauté LV; Louis Vuitton nxjerr koleksionin e parë të grimit

Edhe pse Louis Vuitton njihet tashmë për gamën e gjerë të aromave dhe aksesorëve, ky koleksioni i parë i grimit që do të përfshijë 55 buzëkuqë, 10 balsame buzësh dhe 8 paleta e rimelë.

k.m.
La Beauté LV; Louis Vuitton nxjerr koleksionin e parë të grimit
Foto ilustruese

FRANCË- Një produkt i ri do të lancohet në tregun e kozmetikës. Louis Vuitton do të dalë me linjën e saj të kozmetikës këtë vjeshtë. Siç është zbuluar nga mediat e huaja, shtëpia e modës ka zgjedhur Pat McGrath si personin që ka marrë përsipër postin e 'drejtorit kreativ' të linjës së re.

La Beauté LV; Louis Vuitton nxjerr koleksionin e parë të grimit
Pat McGrath

Edhe pse Louis Vuitton njihet tashmë për gamën e gjerë të aromave dhe aksesorëve, ky koleksioni i parë i grimit që do të përfshijë 55 buzëkuqë, 10 balsame buzësh dhe 8 paleta e rimelë.

"Njerëzit më pyesnin prej vitesh: "Kur do të shohim grim nga Louis Vuitton?" Tani më në fund mund të them se ky është një fakt. Kam shumë vite që bëj grim për Louis Vuitton. Ne kemi një kuptim të përbashkët për bukurinë dhe bashkëpunojmë në një mënyrë që çdo gjë të duket krejtësisht e natyrshme, por çdo sezon ka një surprizë! La Beauté Louis Vuitton është vazhdimi i përsosur i rrugëtimit që kemi bërë së bashku,"-zbuloi Pat McGrath.

Paketimi i koleksionit nuk është zbuluar ende, por pritet të pasqyrojë stilin e shtëpisë me tekstura lëkure, ngjyra të gjalla dhe materiale luksoze. La Beauté Louis Vuitton do të jetë në dispozicion në vjeshtën e vitit 2025 në 116 dyqane Louis Vuitton në mbarë botën./ZËRI

Poll

MOS HUMB