Qytetërim

Lajm i keq për Kombëtaren Shqiptare, Arlind Ajeti humb dy ndeshjet deçizive

Ajeti ka humbur ndeshjet e ardhshme me Kombëtaren Shqiptare, për shkak të një dëmtimi që ka pësuar me ekipin e tij në Rumani

E.K
Lajm i keq për Kombëtaren Shqiptare, Arlind Ajeti humb dy ndeshjet
Arlind Ajeti

TIRANË- Lista e kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e radhës që janë të vlefshme për Euro 2024 ka pësuar ndryshime. Arlind Ajeti ka lënë grumbullimin me kuqezinjtë për shkak të një dëmtimi që ka marrë me skuadrën e tij në Rumani.

Futbollisti është dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit në kampionatin rumun me Cluj, por është paraqitur që mbrëmë në grumbullimin e Kombëtares, duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore. Pas vizitave mjekësorë është mësuar se mbrojtësi ka dëmtim në muskujt e pasëm të kofshës së majtë. Në këtë mënyrë lojtari largohet për të nisur edhe rikuperimin e tij.

Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë për këto dy ndeshje mbrojtësin Jon Mersinaj, i cili do të bashkohet me ekipin në orët në vazhdim. Lojtarët e tjerë nuk kanë probleme fizike dhe i gjithë grupi pritet të plotësohet gjatë mbrëmjes së të hënës. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Moldavisë në transfertë dhe ndaj Ishujve Faroe në “Air Albania”.

Poll

MOS HUMB