Qytetërim

Lamtumirë ikona e valles! Homazhe për Liljana Cingun

Nuk munguan as Asambli i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me kostumet shumëngjyrëshe tradicionale, të cilët iu bashkuan valltarëve të Asamblit të Valleve Popullore në nder të Lili Cingut.

f.t
Lamtumirë ikona e valles! Homazhe për Liljana Cingun
Lili Cingu

TIRANË-Familjarë, miq, kolegë dhe dashamirës nderuan për të fundit herë në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, Liljana Cingun. Lamtumira e fundit u dha pikërisht në Teatrin e Operas dhe Baletit, aty ku Lili u përkushtua gjithë vitet e jetës me mjeshtri dhe përkushtim ndaj traditës së vendit.

Me një kolazh vallesh e fotosh, rrethuar me kurora lulesh, siç i ka hije një mbretëreshe, u zhvilluan homazhet në nder të ikonës së asamblit Lili Cingu. Gjithashtu nuk munguan as Asambli i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me kostumet shumëngjyrëshe tradicionale, të cilët iu bashkuan valltarëve të Asamblit të Valleve Popullore në nder të Lili Cingut.

Liljana Cingu u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare, pasi vuante prej vitesh nga një sëmundje e rendë. Më shumë se 30 vite dhe mbi 200 valle numëron në karrierën e saj, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticione të rëndësishme jashtë vendit, ku janë nderuar edhe me çmimet e para./ZËRI

Poll

MOS HUMB