
Zac Efron
IBIZA- Zac Efron u dërgua me urgjencë në spital të premten mbrëma, pas një aksidenti në pishinë në Spanjë. Ylli 36-vjeçar i 'High School Musical' thuhet se u pa në pishinën e një vile në Ibiza teksa dy anëtarë të stafit e nxirrnin nga uji.
Nuk dihen ende detajet e sakta rreth ngjarjes. Megjithatë, menaxheri i aktorit i tha TMZ, se Efron u dërgua në spital si "masë paraprake".
Efron thuhet se doli nga spitali të shtunën në mëngjes dhe tani është mirë. Aktori i njohur nuk ka postuar asgjë lidhur me ngjarjen në rrjetet sociale. /ZËRI
Poll