
ATHINË- Aktori shqiptar i cili jeton në Greqi, Nikos Gelia foli për racizmin që ka pësuar kur ka qenë më i vogël për shkak të origjinës së tij dhe ka dhënë këshillat për çdo fëmijë që përjeton diçka të ngjashme.
I pyetur nëse ka menduar ndonjëherë ta mbajë të fshehtë origjinën, aktori tha për revistën “Epo”, se ai nuk ka menduar asnjëherë të fshehë origjinën e tij.
“Jo, as që më ka shkuar në mendje ta fsheh origjinën time shqiptare”, tha aktori.
Ai gjithashtu ka dhënë këshilla për fëmijët që përjetojnë racizëm për shkak të kombësisë.
“Le të ecin para do i thosha. Këtë e kam pasur gjithmonë në mendje. Çfarëdo që të ndodhë rreth jush, fokusohuni në qëllimin tuaj, ecni përpara dhe lini gjithçka tjetër pas. Nëse dikush do të thotë diçka, do ta thotë gjithmonë,”- përfundoi aktori.
Gjithashtu, lidhur me faktin nëse ka pasur ndonjë bashkëpunim të vështirë gjatë karrierës së tij, aktori tha: As unë nuk jam i tillë si person, ndaj është pak e vështirë të më ndodhë diçka e tillë./ZËRI