
PARIS- Shqipëria zhgënjen sërish në Lojërat Olimpike të Parisit. Luiza Gega nuk ia doli të kualifikohet në finalen e 3000 metrave me pengesa, pasi u rendit në vendin e 9-të në baterinë ku garoi. Me kohën 9 minuta, 27 sekonda e 41 të qindat, Gega dështoi për të qenë në mesin e atleteve që garojnë për medaljen Olimpike.

Pak para garës, atletja shqiptare tha se ajo synonte të arrinte finalen, por nuk ia doli.
“Synimi im është fillimisht kalimi në finale, rezultat që e kam provuar në Tokio. Kam besim më të madh edhe në saj të rezultateve vitet e fundit. Nëse gjëra shkojnë mirë do synoj pozicion më të mirë. Nuk deklaroj asgjë që do marr këtë apo atë medalje”, shkruan Luiza Gega në rrjetet e saj sociale.
Nga bateria e Gegës, drejt finales shkojnë edhe etiopiania Almayew, amerikania Constien, britanikja Bird dhe kazakja Jeruto./ZËRI