Qytetërim

Lënë pas mëritë! Rita Ora shpreh planet me Dua Lipën dhe me dy shqiptare të famshme

Rita Ora ka mohuar thashethemet për një grindje me Dua Lipën.

f.t
Lënë pas mëritë! Rita Ora shpreh planet me Dua Lipën
Bebe Rexha, Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max

BRITANI E MADHE-Rita Ora ka mohuar thashethemet për një grindje me Dua Lipën, teksa zbuloi se dëshiron të bashkëpunojë me të dhe dy femra të tjera britanike në krye të top-listave. Ora e ftuar në “Not Skinny But Not Fat” u pyet nga Amanda Hirsch, se çfarë mednimi ka për shqiptarët në industrinë e muzikës dhe Rita u përgjigj: ‘Po, është e mrekullueshme të shohësh. Kur fillova në 2012, nuk kishte”.

Duke folur në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, ajo tha: Tani kemi Dua Lipën dhe Bebe Rexhën, gjë që është e mrekullueshme. Unë mendoj se është një gjë e natyrshme që ne krahasohemi, veçanërisht pasi nuk ka shumë prej nesh në atë pjesë të botës. Por ne nuk mund të ishim më ndryshe, ne të treja.

Këngëtarja 33 vjeçare, shpreson se ajo, Dua, Bebe Rexha dhe Ava Max, të cilët të gjitha kanë një trashëgimi shqiptare mund të bashkëpunojnë së bashku në një këngë të re dhe foli për t’i dhenë fund spekulimeve mbi rivalitetin me këngëtaren. 

Kur u pyet nëse janë takuar ndonjëherë bashkë, ajo u përgjigj: “Po, me Ava Max dhe Bebe kemi punuar bashkë. Jo edhe aq shumë me Duan, por do të ishte mirë nëse të gjitha do të bënim diçka së bashku. Vetëm për të përfaqësuar”.

Të dyja, Rita dhe Dua, me origjinë nga Kosova, kanë një lidhje akoma edhe më të madhe me njëra-tjetrën pasi gjyshërit e tyre kanë qenë miq. Pavarësisht thashethemeve ndër vite se mes dy artisteve ka patur një krisje të miqësisë, Rita ka vendosur t’ju japë një herë e mirë fund këtyre spekulimeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB