
ITALI- Italia është një vend i lexuesve të mëdhenj, por vëmendjen këtë herë e ka marrë një djalë 5 vjeç nga Shqipëria.
Mattia Mehdihoxha ndodhet në kryetitujt e lajmeve, pasi arriti të lexonte 125 libra brenda një viti, shkruan La Stampa në artikullin e saj. Djaloshi 5-vjeçar është shpallur "Lexuesi i Vitit” nga biblioteka Bartolomeo Della Fonte, Montemurlo, në provincën e Pratos.
Mattia jeton në provincën e Pratos, në qytetin e vogël toskan. Librat i ka huazuar nga biblioteka Bartolomeo Della Fonte, ku paraqitej të paktën një herë në tre ditë ose edhe më shpesh. Ai ka treguar për La Stampa pasionin për tregimet dhe leximin.