Qytetërim

Liverpool kaotik, humbet ndaj Toulouse

The Reds humbën 3:2 ndaj Toulouse në Francë. Trajneri Jurgen Klopp theksoi se performanca e ekipit të tij nuk ishte ajo që duhet.

D.XH
Liverpool kaotik, humbet ndaj Toulouse
Liverpool

FRANCË– Liverpool ka humbur 3:2 përballë Toulouse në Francë, në kuadër të Europa League. Në përpjekje për të zhvilluar intervistën e tij pas ndeshjes jashtë Stadium de Toulouse, menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, ishte i detyruar të dëgjojë zhurmat e tifozëve vendas.

"Ne ishim të organizuar po aq sa kjo konferencë shtypi - mjaft kaotike", tha Klopp, dukshëm i zemëruar, ndërsa mbështetësit e Toulouse brohorisnin.

Vetëm dy javë pas një fitoreje 5-1 në Anfield ndaj Toulouse, Reds këtë herë performouan keq, duke humbur 3-2.

Ndërsa Liverpool priti që goli i Jarell Quansah të konsiderohej i rregullt, një gjë e tillë nuk ndodhi, por VAR tha se lojtari e ka prekur topin me dorë. "Ne nuk ishim mjaft agresivë", tha Klopp. “I dhamë topat lehtësisht, kishim gabime”, deklaroi trajneri gjerman.

“Nuk ka kuptim të pësosh tre gola këtu. Ata luftuan më shumë dhe fitorja ishte e merituar, urime për Toulouse. Ju mund të luani aq mirë sa të doni, por nëse nuk fitoni beteja vendimtare, nuk keni asnjë shans në futboll", deklaroi trajneri gjerman i Liverpool.

Pankina e Liverpool-it ishte plot yje. Mohamed Salah, Dominik Szoboszlai dhe Trent Alexander-Arnold hynë në lojë më vonë- por patën pak ndikim në fushë.

Darvin Nunez hyri në lojë kur mysafirët e kthyen rezultatin në 2-1, ndërsa Diogo Jota u fut në lojë 10 minuta pasi po mbaronte koha normale dhe gjeti rrjetën, për të çuar rezultatin 3-2.

Sërish nuk kanë munguar thirrjet ndaj VAR-it, duke e konsideruar vendimin për të anuluar golin e Liverpool, si të padrejtë.  Klopp deklaroi se pavarësisht rastit të diskutueshëm, Liverpool çaloi shumë në mbrojtje.

"Duhet të kishim luajtur më mirë, të jem i sinqertë. Kjo është çështja ime kryesore ", tha ai.

Liverpool është ende i vendosur për t'u kualifikuar në fazën eliminatore të Europa League, por rruga e tyre vështirësohet me këtë humbje.

Ekipi anglez vazhdon të kryesojë grupin e tij me 9 pikë në 4 ndeshje, pasuar pikërisht nga Touoluse me 7 pikë. Më pas vijnë Royal Union dhe LASK.  Në ndeshjet e tjera të Europa League, suprizë ishte fitorja e Slavia Pragës, që mundi Romën 2:0. Ajax vazhdon të tregojë formën e dobët, duke u mundur 0:2 nga Brighton. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB