
GJERMANI- "Euro 2024" nuk është vetëm sfidë për futbollin, por janë edhe tifozeritë që duan të bien në sy. Me krenari mund të themi se një risi e ka bërë Shqipëria. Momenti kur tifozët shqiptarë ironizonin kundërshtarët italianë duke i thyer spaghetti-t para syve është bërë viral.
Austriakët ndoqën shembullin e shqiptarëve duke u thyer "baguette-at" para syve tifozëve francezë përpara ndeshjes së tyre në Euro 2024.
Kaq ka mjaftuar dhe sloganet me referenca për ushqimin janë bërë virale edhe në stadiume.
“Fondue është më i mirë se goulash,”- ka shkruar një fans zviceran.
“Eat Pasta, Run Fasta (Ha pasta, vrapo shpejt),”-shkruan një fans shqiptar.
“Sallami (Kielbasa) më i mirë se gouda,”- u mburrën tifozët polakë kundër Holandës.
Megjithatë, “fyerjet” ushqimore deri më tani janë dëshmuar si një ogur i keq. Shqipëria humbi 2-1 ndaj Italisë pasi theu makaronat dhe Austria u mund 1-0 nga francezët dashamirës të bagetave./ZËRI