Qytetërim

L'Oréal punëson si "ambasadore" modelen e OnlyFans

Aktivistët paralajmërojnë se bashkëpunimi me Ari Kytsya-n, rrezikon të glorifikojë industrinë e pornografisë.

k.m.
L'Oréal punëson si "ambasadore" modelen e OnlyFans
Ari Kytsya

SHBA- Gjigandi global i kozmetikës L'Oréal ka rekrutuar një modele të famshme të 'OnlyFans' për të promovuar një markë kozmetike të njohur për adoleshentët. Ari Kytsya, është punësuar si ambasadorja e re e markës "Urban Decay", një linjë produktesh kozmetike që shitet në mbarë botën.

Kytsya, e cila e përshkruan veten si një “aktore dysheku”, një eufemizëm për faktin se krijon përmbajtjeje eksplicite, ka një personazh të dyfishtë online. Ajo publikon tutoriale për flokët dhe grimin, si dhe përmbajtje që ndikon në stilin e jetës për më shumë se 4.6 milionë ndjekës që ka në Instagram dhe TikTok. Llogaria e saj në OnlyFans, platforma e përdorur nga miliona për përmbajtjen e saj për të rritur, u ofron abonentëve imazhe dhe video nudo të saj duke kryer akte seksuale.

Penny East, drejtoresha e re ekzekutive e "Fawcett Society", organizata kryesore bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar që bën fushatë për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, tha se vendimi i markës për të bashkëpunuar me një yll të OnlyFans është shqetësues. Vendimi për të bashkëpunuar me Kytsya duket se bie ndesh me “Kartën e Vlerave” të vetë L'Oréal, e cila përcakton standardet etike që duhet të respektohen nga influencuesit që bashkëpunojnë me markat e tyre.

L'Oréal punëson si "ambasadore" modelen e OnlyFans
Ari Kytsya

Karta thotë se personat me ndikim duhet të ndajnë “parimet etike” të L'Oréal dhe nuk duhet të kenë postuar më parë pornografi dhe “përmbajtje tjetër që është në kundërshtim me vlerat e respektit, tolerancës dhe përfshirjes”.

L'Oréal e mbrojti bashkëpunimin, duke e lavdëruar Kytsyan për faktin se ajo ka folur rreth sfidave dhe benefiteve e po ashtu edhe për rreziqet e industrisë në të cilën ajo punon.

Por CEO i Fawcett Society shqetësohet se Kytsya mund të promovohet si model për t'u ndjekur. 

"Kemi shqetësime sepse mijëra gra dhe vajza të reja mund të hapin llogari në "Only fans" me shpresën se do kenë famë dhe pasuri. Shumica e krijuesve të OnlyFans fitojnë shumë pak para dhe presioni për të gjetur një vend të veçantë po i shtyn gratë të krijojnë përmbajtje gjithnjë e më eksplicite,"- tha East.

E themeluar në vitin 1996, Urban Decay u ble nga L'Oréal në vitin 2012. Marka "UD" është e njohur për produktet e saj me emra provokues, të tilla si lapsat e syve “Perversion”, hijet e syve “Naked” dhe sprejet fiksuese të quajtura “All Nighter”. Ekipi i komunikimit të L'Oréal dha një koment në emër të një zëdhënësi të Urban Decay, duke thënë: Urban Decay bashkëpunon me një gamë të larmishme talentesh që përfaqësojnë aspektet e shumta të shprehjes krijuese. Urban Decay zgjodhi krijuesen amerikane Ari Kytsya për artin e saj të grimit dhe autenticitetin e saj. Ajo njihet për dialogun e saj të hapur dhe transparent me komunitetin e saj, duke nxitur biseda rreth përvojave të saj personale, duke përfshirë gëzimet, sfidat dhe rreziqet e industrisë në të cilën punon.”

Vetë Kytsya falënderoi Urban Decay: Shumica e markave kanë tendencë të hezitojnë kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me mua për shkak të llojit të përmbajtjes që krijoj.

OnlyFans nuk iu përgjigj një kërkese për koment./ZËRI

Marrë nga "The Guardian"

Poll

MOS HUMB