
KOSOVË- Një lajm që po përflitet së fundmi është se Lorik Cana pritet të kandidojë për postin e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Dëshira është e madhe që Cana të marrë postin e presidentit të FFK-së, detyrë të cilën e ushtron Agim Ademi, por ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare me një koment të lënë në një faqe, ku lakohej emri i tij për postin e lart në futbollin e Kosovës, ka vendosur pikat mbi "i'. Madje përgjigjja e Lorik Canës është shumë patriotike.
“Rri qetë vëlla, derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK, as në FSHF…Unë i shikoi punët e mia dhe ti je i kënaqur…Deri atëherë të përshëndes! Të fala nga Gjakova!”, shkruan Lorik Cana në një koment.

Si duket Cana kërkon të jetë larg posteve të larta në futboll dhe nuk dëshiron të ketë një detyrë të tillë deri në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.