
BERLIN- Ikona e futbollit gjerman Lothar Mathaus e quan të gabuar vendimin për t’ia dhënë “Topin e Artë 2023” Leo Messi-t. Ish-futbollisti gjerman, që kur luante te Interi e fitoi çmimin prestigjioz në 1990, shkaktoi shumë polemika duke shfaqur zhgënjimin e tij.
Sipas tij, “Topin e Artë” e meritonte Erling Haaland i cili ishte i jashtëzakonshëm në sezonin e shkuar, duke ndihmuar Mançester Sitin që të bënte historinë dhe të fitoten tripletë titujsh. Ai fitoi Premier League, Fa Cup dhe Ligën e Kampioneve. Matthaus tha se Messi nuk duhej ta merrte këtë vlerësim për herë të tetë në karrierë.
“Për gjatë gjithë vitit Haaland ka bërë më mirë se Messi. Trofeu nuk është i merituar nga ai. Ky vlerësim tregon se Botërori vlen më shumë se gjithçka. Unë mendoj se askush nuk ka bërë më mirë se Haaland. Ai ka qenë më i miri në 12 muajt e fundit. Fitoi tituj të rëndësishëm me City me rekord golash. Votimi është një farse, edhe pse unë gjithmonë kam qenë tifoz i Messi-t,“-tha Mathaus.
Anembanë botës të shumtë kanë qenë zërat që kanë dalë kundër votimit të argjetinasit.
Në total për të përzgjedhur fituesin, votuan 100 gazetarë nga e gjithë bota./Zëri.ai