Qytetërim

M-ja e 007-tes drejt tërheqjes nga aktrimi

E pyetur nëse kishte ndonjë plan aktrimi, ajo i tha një gazetari në shfaqjen e luleve të Chelsea: "Jo, jo, as nuk mund të shoh!".

E.K
M-ja e 007-tes drejt tërheqjes nga aktrimi
Judi Dench

Judi Dench, ose aktorja e cila luan M-në, në filmat e James Bond foli për të ardhmen e karrierës së saj kinematografike. Aktorja 89-vjeçare fituese e Oskarit nuk është shfaqur në ekranin e madh që kur luajti në filmin "Spirited" të vitit 2022 dhe pranoi se nuk ka projekte të ardhshme në punë mes betejës së saj me shikimin e dobët. E pyetur nëse kishte ndonjë plan aktrimi, ajo i tha një gazetari në shfaqjen e luleve të Chelsea: "Jo, jo, as nuk mund të shoh!".

Mirror raporton se kur një agjente e aktores iu drejtua për sqarime në lidhje me komentet e Dench, ajo këmbënguli se nuk kishte asgjë më shumë për të thënë, duke theksuar: "Judy nuk ka asgjë më shumë për të shtuar se gjithçka që i përmendi gazetarit".

Megjithatë, nga fundi i vitit 2022, Dench refuzoi të dorëzohej dhe deklaroi se nuk do të tërhiqej së shpejti pavarësisht gjendjes së saj, edhe pse në atë kohë pranoi se ishte në gjendje të keqe. Duke folur në emisionin e Louis Therou në BBC, ajo tha:

"Unë nuk dua të tërhiqem. Nuk po bëj shumë tani sepse nuk shoh mirë"./ZËRI

Poll

MOS HUMB