Qytetërim

‘Maratonomaku’ i Pavarësisë, atleti nga Kosova bën 260 km për 24 orë

Erzen Zyberaj arriti në sheshin Skëndërbej në Tiranë rreth orës 15:00 të pasdites së sotme. Ai mori dhe medalje.

D.XH

‘Maratonomaku’ i Pavarësisë, atleti nga Kosova bën

PRISHTINË – Atleti nga Kosova Erzen Zyberaj ia ka dalë që të bëjë 260 km, nga Prishtina në Tiranë për vetëm 24 orë! Ai u nis nga kryeqyteti i Kosovës pasditen e 28 nëntorit dhe në festën e Pavarësisë ishte në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ai e nisi udhëtimin e tij në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë dhe e përfundoi në sheshin që mban po emrin e heroit tonë kombëtar, në Tiranë. Zyberaj u tregua një Maratonomak i vërtetë, pasi 260 kilometrat i bëri brenda një ditë-nate.

Maraton Albania ka postuar momente, kur Erzen Zyberaj bën në këmbë rrugën nga Prishtina në Tiranë. Në njoftim, thuhet se ky ishte aktiviteti më i lodhshëm, por edhe më i godituri, në këtë ditë të veçantë.

“Mbërritja me sukses nga Skënderbeu  i Prishtinës deri sheshin Skënderbe në Tiranë e maratonomakut Erzen Zyberaj.  Jemi shumë të lumtur dhe të nderuar që morëm pjesë në mbylljen e kesaj ultra maratone prej 260 km  dhe ne si shoqata Maraton Albania  i urojmë Erzenit shumë suksese në vijimësi.????????????????????????????

Kjo ultra maratonë e z.Erzen Zyberaj ishte padiskutim aktiviteti më i lodhshëm dhe më i godituri për këtë ditë kaq të veçantë”, saktësohet në njoftim.

Zyberaj u prit nga shumë të pranishëm në sheshin “Skënderbej”, kur ai mbërriti rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Gjithashtu, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi e vlerësoi atë me një medalje./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB