ITALI- Për festivalin e tij të pestë të Sanremos, Amadeus, ka zgjedhur të fokusohet në një emër për të cilin të gjithë janë dakord për talentin e tij: Marco Mengoni. Amadeus e njoftoi për lajmin në Viva Rai2 të hënën gjatë episodit të parë të edicionit të ri të programit të mëngjesit të Fiorello-s. Marco Mengoni, fituesi i edicionit të fundit të festivalit, do të jetë i ftuari muzikor, por njëkohësisht ai do të jetë bashkë-prezantues i mbrëmjes së parë.
Emri i tij mendohet se do të jetë interesant për disa arsye, për energjinë që mund të krijohet në skenë së bashku me Amadeus, për ironinë që Marco ka pasur gjithmonë, por mbi të gjitha për zërin që mund t’i jepte jetë një pikture me bukuri të rrallë.
Festivali i ardhshëm do të jetë nga data 6 deri më 10 shkurt, plotësisht në përputhje me periudhën në të cilën u zhvillua vitet e fundit.