Qytetërim

Mariah Carey bie nga froni, nuk është më 'Mbretëresha e Krishtlindjeve'

Këngëtarja Brenda Lee, e cila festoi ditëlindjen e 65-të të këngës së saj "Rockin' Around The Christmas Tree" me një videoklip të ri, i kujtoi audiencës se sa këngë e bukur është, kështu që të gjithë filluan ta dëgjonin- duke përfshirë edhe vete Mariah-n.

k.m.
Mariah Carey bie nga froni, nuk është më 'Mbretëresha e
Mariah Carey

SHBA- Mariah Carey ka qenë mbretëresha absolute e Krishtlindjeve prej vitesh, të paktën nga pikëpamja muzikore, pasi hiti i saj "All I Want for Christmas" listohet në majat e top lista-ve. Këtë vit, megjithatë, një tjetër këngë e Krishtlindjeve, edhe më klasike, ia ka kaluar. 

Këngëtarja Brenda Lee, e cila festoi ditëlindjen e 65-të të këngës së saj "Rockin' Around The Christmas Tree" me një videoklip të ri, i kujtoi audiencës se sa këngë e bukur është, kështu që të gjithë filluan ta dëgjonin- duke përfshirë edhe vete Mariah-n.

65 vjet pasi u dëgjua për herë të parë, kënga është në vendin e parë në top listë dhe Brenda Lee theu rekordin për artisten më të vjetër që ka mbajtur ndonjëherë këtë pozicion. Mariah Carey jo vetëm që nuk ishte xheloze, ajo i dërgoi Brenda Lee një buqetë me lule me një kartolinë urimi.

Mariah Carey bie nga froni, nuk është më 'Mbretëresha e

Lee këndoi për herë të parë profesionalisht në vitin 1957, kur ishte 12 vjeç, dhe deri më sot ka shitur mbi 100 milionë disqe në mbarë botën./ZËRI

Poll

MOS HUMB