Qytetërim

Lajm i mirë për Kombëtaren, Jasir Asani rikthehet në stërvitje

Asani e ka lënë pas shqetësimin muskulor dhe me sa duket është gati për duelet e radhës.

E.K
Lajm i mirë për Kombëtaren, Jasir Asani rikthehet në
Jasir Asani

GJERMANI- Lajme të mira nga Gjermania për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Raportohet se sulmuesi kuqezi, Jasir Asani është bashkuar me grupin gjatë stërvitjes së kësaj të hëne. Mësohet se gjendja e tij pas lëndimit të kaviljes në ndeshjen me Italinë është e mirë. Asani e ka lënë pas shqetësimin muskulor dhe me sa duket është gati për duelet e radhës.

Kombëtarja Shqiptare i është rikthyer stërvitjes këtë të hënë në "Kaiserau", kampi bazë ku po përgatitet për duelet e ‘Euro 2024”. Pas ndeshjes me Italinë, të mërkuren në orën 15:00 kuqezinjtë i pret dueli kundër Kroacisë në Grupin B./ZËRI

Poll

MOS HUMB