
KOSOVË- Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, e ftuar në emisionin “Oxygen”, ka treguar momente pikante nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar më tepër në lidhje me jetën, që zhvilloi për disa kohë në Zelandën e Re. Pasi kaloi një kohë të gjatë larg vendlindjes, Vesa së bashku me bashkëshortin Big Basta dhe djalin Lian, kanë vendosur të jetojnë tashmë në Shqipëri dhe Kosovë.
Vesa tha se kultura në Zelandën e Re ishte ndryshe nga ajo në vendin tonë. Për të ilustruar këtë, këngëtarja tregoi një histori të jetës së saj, që i kishte ndodhur në shtetin oqeanik. Ajo ka thënë se djali Liani i ka kërkuar që të shkonte në mbledhjen me prindër. Liani i kishte kërkuar që të merrte edhe rrobat e banjos. Vesa keqkuptoi mesazhin e djalit dhe mori rrobat e tij të banjos, por në fakt shkolla kishte kërkuar vetë Vesën, me rrobat e saj të banjos!
Pasi dëgjoi këtë kërkesë të pazakontë dhe e miratoi, këngëtarja tha se mësuesja e kishte drejtuar drejt një pishine, së bashku me prindërit e tjerë të vogëlushëve. Në këtë pishinë, edhe prindërit e tjerë kishin veshur rroba banjo dhe bënë një barbique, bashkë me fëmijët. “Nuk e prisja që një mbledhje prindërish të përfundonte në në pishinë me barbeque të përbashkët. Ishte ndjesi shumë e mirë dhe tregon shumë për kulturën e një vendi si Zelanda e Re”, tha Vesa.
Vesa Luma shpjegoi se një vend si Zelanda e ka kuptuar sesa i rëndësishëm është ndërveprimi social./ZËRI/