Qytetërim

Së shpejti AI do na mundësojë asistentë personalë

Disa po përdorin AI për të planifikuar pushimet dhe vaktet që konsumojnë, ndërsa të tjerët po e përdorin për të qenë më produktivë në punë.

k.m.
Së shpejti AI do na mundësojë asistentë personalë
Foto ilustruese

SHBA- Disa drejtues të AI thonë se të gjithë do të kenë një asistent personal të Inteligjencës Artificiale në të ardhmen shumë të afërt. Sipas Buisness Insider, që nga lansimi i ChatGPT, përdoruesit e kanë integruar në jetën e tyre personale dhe atë të punës. Disa po përdorin AI për të planifikuar pushimet dhe vaktet që konsumojnë, ndërsa të tjerët po e përdorin për të qenë më produktivë në punë.

Deri më tani ka pasur shumë ankth kolektiv në lidhje me kërcënimin që Inteligjenca Artificiale mund të paraqesë për njerëzimin, por shumë të tjerë pretendojnë se trendet e reja "vijnë në paqe" dhe kanë një efekt pozitiv. Nëse pyesni Mustafa Suleyman, bashkëthemeluesin e DeepMind, Inteligjenca Artificiale do t'i lejojë të gjithë të kenë asistentin e tyre personal. E gjitha kjo brenda 5 viteve të ardhshme. 

"Asisteni do të jetë në gjendje të arsyetojë gjatë ditës suaj, t'ju ndihmojë të prioritizoni kohën tuaj, t'ju ndihmojë të shpikni, të jeni shumë më kreativ,"-tha Suleyman.

Sal Khan, themeluesi i platformës arsimore "Khan Academy", tha se AI do t'i jepte mundësinë çdo studenti që të kishte një mësues personal, ndërsa Bill Gates shkroi se ChatGPT është e barazvlefshme me një punonjës personal, të cilët i ke në dispozicion në çdo kohë. Por AI nuk do të ndryshojë vetëm përvojën në vendin e punës. Që kur OpenAI lançoi ChatGPT vitin e kaluar, qindra miliona përdorues kanë gjetur mënyra për ta integruar teknologjinë në jetën e tyre personale.

AI po përmirëson ndërveprimet jashtë punës

Përdoruesit e ChatGPT kanë vendosur AI për t'i ndihmuar ata të planifikojnë një pushim familjar, të përmirësojnë profilet e tyre të takimeve në internet, të humbin peshë dhe të gjejnë apartamente, etj. Disa burra kanë përdorur chatbot-et e AI për të flirtuar në takimet me vajzat. Madje një nënë i kërkoi ChatGPT të diagnostikonte sëmundjen misterioze të djalit të saj - e cila më vonë u konfirmua nga një ekspert mjekësor si diagnoza e saktë. E gjitha kjo pasi 17 mjekë dështuan.

Por është shumë herët për t'i besuar plotësisht AI automatizimin e jetës tonë. ChatGPT ka një tendencë të prodhojë gabime faktike, të përmbajë paragjykime dhe ndonjëherë kërkon përsëritje të shumëfishta përpara se të nxjerrë rezultatin që dëshironi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB