Qytetërim

Mbyllet pjesa e parë Shqipëri-Suedi/ Broja dhe Strakosha protagonistë, rastet e humbura të 'kuqezinjëve'

Kuqezinjtë kanë patur disa raste për të shënuar në këtë pjesë të parë. 

f.t
Mbyllet pjesa e parë Shqipëri-Suedi/ Broja dhe Strakosha
NDESHJA

TIRANË-Është mbyllur me rezultatin 0-0 pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Suedisë. Nga ora 19:00 ka nisur ndeshja Suedi-Shqipëri, një tjetër test miqësor për kuqezinjtë para Euro 2024. Kuqezinjtë kanë patur disa raste për të shënuar në këtë pjesë të parë. 

Minuta ’40: Strakosha shpëton kuqezinjtë, bllokon gjuajtjen e fortë të sulmuesit suedez

Minuta 24’ Laçi depërton në zonë dhe gjuan, sfera përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës së portës vendase.

Minuta 23’ Mitaj nga e majta pason në zonë, ku Broja gjuan dhe gjen golin. Por vijërojtësi e anulon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

Minuta ’21: Bajrami provon me goditje dënimi por topi përfundon në goditje këndi

Minuta ’19-të: Shtylla shpëton kuqezinjtë, suedezët me super aksion kapin në befasi mbrojtjen

Në minutën e 11-të, Armando Broja i cili e nisi ndeshjen si titullar pati një shpërthim drejt sulmit por u pengua në zonën e 11 metërshit duke pretenduar penallti. Por gjyqtari vendosi që nuk kishte kontakt të tillë dhe loja vijoi normalisht.

Formacionet zyrtare:

Suedia (4-2-3-1): Olsen; Krafth, Staflelt, Lindelof, Augustinsoon; S. Olsson, Sam. Gustafson; Kulusevski, Forsberg, Isak; Nilsson Trajner: Jon Dahl Tomasson

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Mitaj, Mihaj, Gjimshiti, Balliu; Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami, Asani; Broja Trajner: Sylvinho.

 

Poll

MOS HUMB