Qytetërim

“Më falni që jam e sinqertë, por…”, Fifi mban qëndrim ndaj Festivalit të RTSH-së?

Ajo deklaroi se nëse bëhet në Kosovë do shkonte.

f.t
“Më falni që jam e sinqertë, por…”, Fifi mban
Fifi

TIRANË- Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi ka ngritur dyshime me një deklaratë të fundit në lidhje me Festivalin e RTSH-së. Fifi së bashku me këngëtarin Young Zerka ishin të ftuar në studion e “Wake Up” dhe kanë zbuluar më shumë rreth këtij projekti. 

“Nuk ka qenë aspak i vështirë sepse kemi atë kiminë bashkë. Nëse jam me Fifin i nxjerrim direkt disa këngë bashkë”, -u shpreh Zerka.

Mirëpo, gjatë intervistës, Fifi u pyet se nëse do të shkojë në Eurovizion dhe të përfaqësojë vendin. Ajo deklaroi se nëse bëhet në Kosovë do shkonte, duke nxitur dyshimet se ka hatërmbetje me festivalin që zhvillohet në Shqipëri.

Pyetja– A ka menduar Fifi ndonjëherë që të shkojë në Eurovision?

Fifi: Nëse bëhet në Kosovë, po. Më falni që jam kaq e sinqertë, por… Nëse hiqet ky mendimi që ne duhet të shkojmë me një këngë shumë dramatike, ‘përrallore’, atëherë duhet ta mendojmë.

Young Zerka: Po të shohim në Eurovision kanë fituar ata që kanë qenë më të veçantët. Kohët kanë ndryshuar.

Poll

MOS HUMB