
Diola Dosti
TIRANË- Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti, me të cilin ka sjellë në jetë tre vajza.
Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar disa foto në Instastory ku ka zyrtarizuar lidhjen e tij me dietologen dhe blogeren Diola Dosti.
Eroldi fotot i ka postuar në InstaStory dhe më pas i ka ripostuar edhe Diola.
Fillimisht ai ka postuar një fotografi ku shihet dora e Diolës dhe e tij si të lidhur dhe më pas një fotografi tjetër ku Diola e përqafon atë ndërsa sipër fotografisë shkruan: Thjesht Lumturi.
Prej ditësh është përfolur për një hostori dashurie mes tyre, dhe tashmë ka ardhur zyrtarizimi dhe nga vetë çifti.
/ZËRI
Poll