Qytetërim

Me fustan, grim dhe flokë të krehur/ Imane Khelif nuk njihet në videon e fundit, por komentet nuk ndalen

Bota e mahnitur nga transformimi 'dramatik' i boksieres Imane Khelif, disa ditë pas Olimpiadës

E.K
Me fustan, grim dhe flokë të krehur/ Imane Khelif nuk njihet në
Imane Khelif

ALGJERI- Kampionia olimpike e boksit, në kategorinë e peshave të lehta për femra, Imane Khelif, ka shokuar sërish ndjekësit, pasi është shfaqur mjaft ndryshe me pamjen e saj të re në rrjetet sociale, pas polemikave që u shënuan në Francë. Khelif, në një video të bërë publike në rrjetet sociale, shfaq anën e saj femërore, dhe pothuajse nuk njihet, duke marrë parasysh pamjen e saj në fushën e ringut.

Khelif ishte në qendër të një furtune në rrjetet sociale, në lidhje me identitetin e saj gjinor, ndërsa në rrjet kishte pretendime se ajo ishte trasgjinore, dhe kishte garuar në mënyrë të padrejtë në kategorinë e vajzave.

Për fat të keq, edhe videoja e re, ku ajo shfaqet me grim, vathë, flokë të krehur dhe një fustan me lule, nuk ka shkaktuar më pak reagime në rrjetet sociale.

Vetë Khelif është shprehur se përhapja e keqkuptimeve rreth saj "dëmton dinjitetin njerëzor".

Në një intervistë për “AP”, Imane foli për atë që ndodhi në Paris dhe të gjitha sulmet e marra.

“Sinqerisht, nuk më pëlqen të përziej politikën me sportin. Sporti dhe politika janë dy gjëra të ndara dhe disa politikanë kanë qenë të padrejtë me mua. Ata nuk kanë të drejtë të thonë se jam transgjinor. Kjo është një fyerje e madhe për familjen time, nderin e familjes sime, nderin e Algjerisë, grave të Algjerisë dhe veçanërisht botës arabe”, deklaroi Khelif.

Boksierja shtoi: “Të gjithë e dinë që unë jam një vajzë myslimane. Nëse dikush dëshiron të më kërkojë falje, unë e pranoj. Por, atyre që nuk kërkojnë falje, u dërgoj një mesazh: Unë jam grua dhe grua do të mbetem”.

Para përfundimit të Lojërave të Parisit, avokati i atletes, Nabil Boudi, paraqiti një ankesë ligjore pranë një njësie speciale në prokurorinë e Parisit që lufton gjuhën e urrejtjes në internet.

Boudi tha se boksierja ishte në shënjestër të një "fushate mizogjiniste, raciste dhe seksiste", pasi ajo fitoi medaljen e artë në kategorinë e peshës së lehtë për femra, duke u shndërruar në një heroinë për vendin e saj të lindjes, Algjerinë, dhe duke sjellë vëmendjen globale në boksin e grave./ZËRI

Poll

MOS HUMB