Qytetërim

Me Lacion jashtë Evropës: Italia "qan" idenë e pesë skuadrave italiane në Ligë Kampionesh

Lacioja u ndal në çerekfinalet e Europa Ligës, pavarësisht një përmbysjeje emocionale.

F.I
Me Lacion jashtë Evropës: Italia "qan" idenë e
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Eliminimi i Lacios nga Liga e Evropës, me 4 gola në lojë të rregullt, 2 prej të cilëve në pjesët e shtesave dhe në radhën e pestë të gjuajtjeve të penalltive, në një "Olimpiko" të mbushur si kurrë më parë këtë sezon, është pak ta quash dramatik.

Ky eleminim, që me të drejtë e shokoi kryeqytetin, pas imazheve spektakolare që skaliti në mendjet e tyre, lojën e shkëlqyer të Mandasit, Gilës, Genduzisë dhe Isaksenit, golit me finte të Kastejanosit, luftës për çdo centimetër dhe mungesës së fatit për një rezultat të thellë e të merituar për lacialët, i kushtoi edhe vetë kampionatit italian të futbollit.

Ndeshja dhe rezultati dje shoi përfundimisht ëndrrën e Italisë për të pasur pesë skuadra në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Pas penalltive fatale ndaj norvegjezëve të Bodø/Glimt, Italia e sheh veten të tejkaluar në renditjen e koeficientëve nga Spanja (23.250 ndaj 21.187), duke ia dorëzuar vendin shtesë në Champions Premier Ligës angleze dhe La Ligës spanjoll. Tani Seria "A" do të ketë vetëm katër përfaqësuese, ndërsa e pesta do të luajë në Europa Ligë.

Lacioja u ndal në çerekfinalet e Europa Ligës, pavarësisht një përmbysjeje emocionale. Pas disfatës 2-0 në Norvegji, goli i Kastejanosit me thembër dhe rrjeta e Nozlinit në fundin e kohës shtesë ringjallën shpresat.

Në shtesë, golat e Diasit dhe Helmersenit, një plr çdo skuadër, me rezultat loje 3-1 dhe totalin 3-3, çuan sfidën në penallti, ku gabimet e Çaunasë, Nozlinit dhe vetë Kastejanosit e vulosën eliminimin e Lacios.

Një tjetër goditje për klubin që me Lotiton s’i ka kaluar kurrë çerekfinalet në Evropë, edhe pse këtë herë u duk më meritore dhe më afër se kurrë më parë.

Zhgënjimi i Lacios do të thotë se Seria "A" do të çojë vetëm katër ekipet më të mira në Ligë Kampionesh. Aktualisht në renditje janë Interi, Napoli, Atalanta dhe Juventusi, por gara mbetet e hapur, me Bolonjën, Romën, Lacion që del e dërrmuar pas këtyre 120 minutave dhe ndoshta edhe Milanin. Ndërkaq, Bodoja, me kualifikimin e djeshëm, kryesisht i vulosur nga fitorja 2-0 në Norvegji, bëri histori si klubi i parë norvegjez në një gjysmëfinale europiane./ZËRI

Poll

MOS HUMB