Qytetërim

"Më thirrën rusët, më thanë bëhu gati”/ Ndalon lufta? Putin planifikon një koncert në shesh, e zbulon Al Bano

Sipas tij, ky koncert do të mbahet për të festuar fundin e luftës në Ukrainë.

k.m.
"Më thirrën rusët, më thanë bëhu gati”/
Vladimir Putin dhe Al Bano

ITALI- Këngëtari i njohur italian Albano Carisi, i njohur me emrin e tij të skenës Al Bano, tha se është ftuar të performojë në një koncert që do të mbahet diku nga fundi i gushtit, ose në fillim të shtatorit në sheshin e Kuq të Moskës. Sipas tij, ky koncert do të mbahet për të festuar fundin e luftës në Ukrainë.

Në një intervistë për radion shtetërore italiane "Radio Rai 1", Al Bano, një nga këngëtarët italianë më të famshëm në Rusi, i cili është takuar me presidentin rus Vladimir Putin në disa raste zbuloi më shumë detaje. Italiani tha se ishte kontaktuar disa ditë më parë nga agjenti i tij në Moskë, i cili i tha të përgatitej për të performuar në një koncert madhor për të festuar fundin e luftës, e cila po i afrohet 3-vjetorit të saj.

"Një ditë më parë mora një mesazh nga një agjent rus. Ky është i njëjti menaxher që më prezantoi me Putinin dhe gjithë stafin e tij. Më shkroi: “Al Bano, bëhu gati, se nga fundi i gushtit, ose  në fillim të shtatorit, do të mbajmë një koncert në Sheshin e Kuq, koncertin e famshëm për paqen". Dhe kjo do të ndodhë. Jam absolutisht i bindur se do të ndodhë,”- tha Al Bano.

I pyetur nëse ishte gati për të performuar, ai u përgjigj: Si gjithmonë.

Al Bano nuk donte të përmendte me emër menaxherin dhe mediat perëndimore, si britanikja "Guardian", nuk ishin në gjendje të verifikonin në mënyrë të pavarur këtë pretendim të këngëtarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB