Qytetërim

Merkatoja ka nisur! Juventusi paguan 50 milionë euro për brazilianin

Braziliani, pasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Las Vegas, atje ku ndodhet duke luajtur me Brazilin për Kupën e Amerikës, nënshkroi një kontratë 5-vjeçare (deri më 30 qershor 2029) me Zonjën e vjetër.

k.m.
Merkatoja ka nisur! Juventusi paguan 50 milionë euro për brazilianin
Douglas Luiz

ITALI- Douglas Luiz është lojtari i ri i Juventusit. Braziliani, pasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Las Vegas, atje ku ndodhet duke luajtur me Brazilin për Kupën e Amerikës, nënshkroi një kontratë 5-vjeçare (deri më 30 qershor 2029) me Zonjën e vjetër. Futbollisti e kishte parashikuar tashmë ardhjen e tij duke postuar një foto bardh e zi të tij në rrjetet sociale, ku ngjalli komente nga fansat e shumtë të etur për ta parë të luajë në Torino sezonin e ardhshëm.

Mesfushori brazilian ka firmosur deri në 2029 me rekordmenët e futbollit italian për 50 milionë euro. 26-vjeçari, autor i 16 ndeshjeve me kombëtaren 'Seleçao', është një përforcim me vlera për skuadrën e Thiago Mottës dhe bëhet blerja e parë e klubit me trajnerin e ri në stol. Douglas Luiz kaloi 5 sezone fantastike tek Aston Villa, aty ku ishte një ndër më të mirët e skuadrës. Më parë, ai ka luajtur edhe me Manchester Cityn, Gironën dhe Vasco da Gamën në vendlindje./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB