Qytetërim

Mijëra besimtarë përmbyllin pelegrinazhin e 13 të martave në Laç

Një pjesë e madhe e pelegrinëve qëndrojnë natën në ambientet përreth kishës, duke e kthyer këtë ngjarje në një moment të rëndësishëm shpirtëror dhe kulturor.

F.I
Mijëra besimtarë përmbyllin pelegrinazhin e 13 të martave
PAMJE NGA NGJARJA

LAÇ- Si çdo vit, më 12 dhe 13 qershor, mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe trevat shqiptare i drejtohen Kishës së Shna Ndout në Laç, për të marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të pelegrinazhit 13-javor në nder të shenjtit Shën Antoni i Padovës, i njohur ndryshe si Shna Ndou.

Pelegrinazhi, që zhvillohet çdo të martë gjatë 13 javëve të fundit, kulmon me festimet në datat 12 dhe 13 qershor, kur besimtarët vijnë për të kërkuar ndihmë hyjnore, për të bërë lutje, apo për të falënderuar Shna Ndoun për ndërmjetësimin e tij. Një pjesë e madhe e pelegrinëve qëndrojnë natën në ambientet përreth kishës, duke e kthyer këtë ngjarje në një moment të rëndësishëm shpirtëror dhe kulturor.

Kisha e Shna Ndout në Laç mbetet një nga vendet më të vizituara të kultit në Shqipëri, ku bashkohen feja, besimi popullor dhe tradita shekullore.

Poll

MOS HUMB