Qytetërim

Mike Tyson humb ndeshjen me youtuberin Jake Paul, zhgënjehen fansat

Ndeshja u zhvillua në tetë raunde nga dy minuta secili, dhe Tyson tregoi shenja lodhjeje dhe ngadalësie.

I.F
Mike Tyson humb ndeshjen me youtuberin Jake Paul, zhgënjehen fansat
Jake Paul dhe Mike Tyson

MIAMI- Jake Paul ka mposhtur një nga luftëtarët më të mëdhenj të historisë, ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Mike Tyson. Paul, 27 vjeç, fitoi ndeshjen me një vendim unanim për pikë në stadiumin AT&T në Arlington, Teksas – shtëpia e Dallas Coëboys dhe stadiumi më i madh NFL në SHBA.

Ndeshja u zhvillua në tetë raunde nga dy minuta secili, dhe Tyson tregoi shenja lodhjeje dhe ngadalësie.

Rezultatet e gjyqtarëve, 80-72, 79-73 dhe 79-73, të gjitha në favor të Paul-it, lanë tifozët e Tyson-it të zhgënjyer. Legjenda e boksit, Mike Tyson foli pas humbjes nga Jake Paul, i cili tha se ishte i kënaqur me performancën e tij pavarësisht rezultatit.

“Kam ardhur për të luftuar. Nuk i kam vërtetuar asgjë askujt, vetëm vetes… Jam i kënaqur me atë që mund të bëj. Ai është një luftëtar shumë i mirë”, tha më tej ai.

Kjo ishte një nga ndeshjet më të pritura në historinë e boksit, ku mbërtheu shumë njerëz pas ekranit dhe amerikanët vendosën shumë baste. Fitorja e Paul habiti shumë njerëz, pasi të gjithë prisnin Tyson të fitonte. Për shumë fansa të Tyson, Paul është një person që publikon video në platformën “Youtube” dhe nuk ka shumë lidhje me boksin, por kjo ndeshje i tregoi atyre të kundërtën. /ZËRI

Poll

MOS HUMB