Qytetërim

Mikela Pupa bullizohet për peshën, gazetarja: Shtatzënia është bekim, jo faj!

Mikela postoi sërish një video tjetër, si përgjigje për komentet negative dhe bullizuese ku tha se ndryshimet në shtatzëni janë normale.

I.F
Mikela Pupa bullizohet për peshën, gazetarja: Shtatzënia
Mikela Pupa

TIRANË- Gazetarja Mikela Pupa, e cila është në pritje të ëmbël, është bullizuar nga komentuesit në rrjetet sociale për ndryshimet që ka pësuar trupi i saj. Disa ditë më parë gazetarja postoi një video në rrjetet sociale, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe shumë komentues nuk i kanë kursyer komentet negative.

Mikela postoi sërish një video tjetër, si përgjigje për komentet negative dhe bullizuese ku tha se ndryshimet në shtatzëni janë normale, duke i dhënë edhe një mesazh.

“Një vajzë personazh publik, publikon foto nga plazhi, në këmbët e saj shihen shenjat e para të celulitit, barku i rrumbullakosur dhe fytyra e fryrë. Komentet në rrjet janë masakruese, saqë vajza fillon dhe i kërkon fajet tek vetja për një proces ndryshimi normal në muajt e shtatzënisë. Por turma e orientuar pas denigrimit, fyerjes dhe dëshirës për të bërë keq nuk mendon kaq gjatë. Kjo vajzë është e demormuar, kjo vajzë po ha shumë, kjo vajzë është një kafshë e frikshme që meriton të gjithë vrerin e stomakut të parazitërve që e gjejnë qetësinë e shpirtit kur rrjeshtojnë në tastierë lumin e sharjeve. Këtë sulm në bllok me plota nota urrejtjeje e përjetova vetë në kurriz pak ditë më parë, vetëm se guxova të postoj një video, ku dukej qartë barku i shtatzënisë tashmë në muajin e 7-të. Dhe kjo na qenka faj? Në rregull, kostot e të qënurit një personazh publik shkojnë paralelisht me kënaqësitë që të jep ky status. Ndoshta për këtë nuk reagojnë as shumica e personazheve përball këtyre turmave. Por ama dikur duhet reaguar sepse shtatzënia është një bekim dhe ndryshimi fizik për atë që do të bëhet nënë është kaq i mikpritur, saqë vetëm urryesit e rrjeteve sociale nuk e kuptojnë. Prandaj herën tjetër kur të shkruani mendoni dhe shihni pak për rreth, mund të shihni dhe më keq nëse e keqja është thjeshtë shtatzëne”, tha gazetarja në videon e postuar.

Mikela Pupa është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë e një vajze. Ish-banorja e 'Big Brother Vip 2' është shpesh aktive në rrjete sociale ku dhe ndan momente gjatë shtatzënisë me ndjekësit e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB