
SHBA- Dolph Lundgren, për fat të mirë, hodhi poshtë atë që i tha mjekut, duke i mbijetuar kancerit të mushkërive. Sot, suedezi i famshëm ka shpërndarë një video në Instagram në të cilën tregon se i është nënshtruar heqjes së tumorit në mushkëri, një procedurë që shkatërron qelizat e kancerit.
"Ja ku jam në UCLA, gati për të shkuar në operacion për të hequr qafe atë tumorin e fundit. Meqenëse nuk ka më qeliza kanceroze në trupin tim, dhe jam pa kancer, ndaj mezi pres këtë procedurë. Ka qenë një "udhëtim" i vështirë dhe unë jam mësuar me të vërtetë se si të jetoj në këtë moment dhe të shijoj çdo moment të jetës. Ne kemi vetëm një jetë,"-tha 67-vjeçari Dolph.
Lundgren zbuloi në maj të vitit 2023 se ishte në mes të një beteje serioze kundër kancerit të mushkërive. Ai u diagnostikua për herë të parë në vitin 2015, por njëherë e mundi sëmundjen, e cila iu rikthye përsëri në vitin 2020. Në vitin 2020, mjekët i thanë se ai kishte ende dy-tre vite jetë dhe se duhet të fillojë ngadalë që t'u thoshte lamtumirë të dashurve të tij. Por aktori kërkoi më shumë opinione dhe këmbëngulja e tij përfundimisht e çoi atë drejt një kure.
Aktori beson se përdorimi i steroideve ka ndikuar në trupin e tij: Steroidet i kam provuar në vitet 80-90. Nuk e di nëse ka lidhje me kancerin, por sigurisht që më ndikoi./ZËRI