Qytetërim

Modelja shqiptare me famë botërore tërhiqet nga rrjetet sociale: Pamjet e luftës janë të tmerrshme

Modelja Cunmulaj shprehet se në Gaza po vriten njerëz pa faj dhe se kjo gjë duhet të ndalet.

D.XH
Modelja shqiptare me famë botërore tërhiqet nga rrjetet sociale:
Modelja Emina Cunmulaj

SHBA – Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Cunmulaj ka deklaruar se ka vendosur të shkëputet nga rrjetet scoaiel, për shkak se imazhet nga lufta që po shfaqen, janë të tmerrshme.

Cunmulaj shprehet se ndihet vërtetë keq, kur sheh imazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale, të regjistruara nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Emina tha se është e tmerrshme ajo që po ndodh, teksa në Gaza vriten njerëz që nuk kanë faj.

“Kam nevojë për një shkëputje nga rrjetet sociale. Mjaft më. Njerëzit po vdesin dhe shumë njerëz të pafajshëm.

Të lutem Zot, ndihmoje njerëzimin”, shkruan Emina në postimin e saj në Instastory".

Modelja ka bërë postime të shumta në lidhje me luftën e fundit në Lindjen e Mesme, ndërsa shpesh poston, duke mbështetur kauza të ndryshme.

Hamasi goditi Izraelin në një sulm të paprecedent, ndërsa Tel Avivi u përgjigj menjëherë me raketa. Nga lufta, më shumë se 1700 persona kanë vdekur./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB