
SHBA- Aktorja Hunter Schafer, e cila ka luajtur në ‘Euphoria’ u arrestua, teksa protestonte për Palestinën të hënën.
Organizata anti-sioniste e udhëhequr nga hebrenjtë konfirmoi për ‘Vulture’ se aktorja ishte në 30 Rock të hënën pasdite kundër paraqitjes së Presidentit Joe Biden me aktorin Seth Meyers. Fotot nga demonstrata e tregojnë atë të veshur me një këmishë, teksa bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
“Hunter u arrestua në protestë, së bashku me 50 persona të tjerë. Ne përgëzojmë angazhimin e saj për lirinë palestineze dhe për një të ardhme të drejtë për të gjithë”,- tha një zëdhënës i JVP në një deklaratë.
Protestuesit u ulën në hollin e Rockefeller Center dhe anëtarët e grupit mbanin pankarta që bënin thirrje për një armëpushim. Hunter është një aktore, modele dhe aktiviste 25-vjeçare për të drejtat LGBT./ZËRI