
ITALI- Në programin "Juve Zone" të transmetuar në kanalin YouTube të Calciomercato.it, u diskutua situata e trajnerit të Juventusit, Thiago Motta, dhe mundësitë për pasuesin e tij. Trajneri italo-brazilian Motta pritet që të mbijetojë deri në ndeshjen Juventus-Xhenoa, në rast se edhe në këtë ndeshje do të lëshohen pike nga ana e Juventusit dy emra janë të gatshëm: Igor Tudori, kroati ish-juventin, për ta çuar skuadrën deri në fundin e sezonit dhe Roberto Mançini.
Emri i Mançinit nuk pëlqehet shumë nga tifozët e Juventusit për shkak të historisë së tij si trajner i Interit dhe deklaratave të ashpra anti-juventine për skandalin ‘’Calciopoli’’. Nëse Mota do të qëndrojë deri në fund të sezonit, diskutohet edhe emri i Stefano Piolit, me të cilin ka patur diskutime nga ana e Xhiuntolit. Mirëpo, për t’u theksuar është se, në rast se Juventusi nuk arrin në zonën e Ligës së Kampioneve, edhe vetë vendi i Xhiuntolit, drejtorit sportive, është në rrezik./ZËRI