Qytetërim

Muriqi vlerësohet me notën më të lartë këtë javë në La Liga

Sulmuesi i Kosovës kaa 'parakaluar' në vlerësim edhe yje si Raphina dhe Ivan Rivall

Zeri
Muriqi vlerësohet me notën më të lartë këtë
Vedat Muriqi

SPANJË- Futbollisti i Kosovës dhe i Majorkës, Vedat Muriqi ka qenë ndër lojtarët më të vlerësuar në javën e shtatë të La Ligës. Ai ka qenë pjesë e formacionit më të mirë.

Kjo javë e La Ligës ka sjellë edhe befasi në rezultate, teksa Majorka ka barazuar me rezultatin 2:2 ndaj Barcelonës. Muriqi ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër.

 

Sipas faqes së vlerësimeve të faqes të vlerësimeve të Sofa Score, Muriqi u vlerësua me notën 8.6. Pas tij ishin Rapinha dhe Ivan Rivall me 8.5.

Muriqi vlerësohet me notën më të lartë këtë
Muriqi në formacionin e javës në La Liga, SofaScore

Në formacionin më të mirë në këtë javë në La Liga ishte edhe Nacho Fernandez (8.2), Loic Bade (7.5) dhe Gaston Alvarez (7.5) në mbrojtje.

Në mesfushë përveç Raphinas dhe Suson, u vlerësuan edhe Aleix Garcia (8.1), Erik Lamela (8.2) dhe Samuel Lino (8.0), ndërsa në sulm së bashku me Muriqin e është edhe Samu Omorodion (8.2)./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB